English

Eriselda Gubere del nga koma në spitalin e Vjenës

Një lajm i mirë vjen nga Vjena. Eriselda Gubere një prej të mbijetuarave të tragjedisë së Himarës ka dalë nga koma.

Ajo ka hapur sytë për herë të parë pas tragjedisë dje në orën 14:00. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shendetsisë.

Eriselda Gubere, së bashku me Florije Peçin u dërguan në Vjenë për një trajtim më të specializuar mjekësor por ndërsa studentja Gubere ka hapur sytë 3 javë pas aksidentit tragjik, vajza tjetër ndodhet ende në koma.

KOMENTE