Mbrëmjen e djeshme kryeministri Sali Berisha është parë në ambjentet e Senatoriumit në Tiranë për një vizitë dhe konsulte me mjekët për shkak të një ftohje të vjeter, vizitë që thuhet se ishte lënë ditë më parë, por u realizua vetëm mbrëmjen e të enjtes.
Kryeministri Berisha ka anulluar axhendën e tij gjatë 48 orëve të tij për shkak të gjendjes shëndetsore si rezultat i virozave të stinës.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij të cilët kanë qëndruar së bashku në spital për rreth 30 minuta.