English

Kuvendi i Kosovës. Projektligji për pasurimin e miellit

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për pasurimin e miellit. Në këtë mbledhje kryesuar nga Nait Hasani, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht drejtori i Departamentit Ligjor, Shefki Zeqiri.

Gjatë shqyrtimit, komisioni kërkoi nga Ministria që dispozitat e Projektligjit që përcaktojnë lartësinë e gjobave dhe të dispozitave që caktojnë afatet ligjore për pasurimin e miellit nga ana e prodhuesve, të riformulohen.

Projektligji do të vazhdojë së shqyrtuari edhe në mbledhjen e radhës, ku pritet të harmonizohen qëndrimet e komisionit me ato të Ministrisë.

KOMENTE