English

Marrëveshje me Italinë për projektin e Poliklinikave

Ministria e Shëndetësisë dhe Rajoni i Molisës në datën 12 qershor firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, për pajisjen me aparatura të dy poliklinikave të Tiranës dhe tri poliklinikave në rrethe (Korcë, Gjirokastër dhe Peshkopi). Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Petrit Vasili dhe Ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

“Sot marrim një mesazh të rëndësishëm në lidhje me atë, që ka të bëjë me realizimin e këtij projekti. Do të doja të thekësoja në këtë kontekst ndihmën e rëndësishme, që Qeveria Italianë i ka dhënë popullit shqiptar. Kanë qënë projekte kapilarë drejtuar shërbimit spitalor dhe atij privat. Projekteve me tematika të rëndësishme sic është shëndeti mendor, tematika që kanë të bëjnë me parandalimin e sëmundjeve. Mundë të thuhet në mënyrë të padiskutueshme që Italia është një nga partnerët strategjikë” ka thekësuar z. Vasili gjatë fjalës së tij .

Ndërsa ambasadori Italian në Tiranë z. Gaiani ka shtuar se me anë të këtij tenderimi do të bëhet e mundur pajisja e poliklinikave me aparaturat e nevojëshme. Kjo falë një kredie ndihme të dhënë nga qeveria italiane prej 5 milion e 80 mije euro. Kooperacioni Italian është i pranishëm në Shqipëri nga fillimi i viteve 90. Nga projektet e emergjences ka kaluar në veprime me të ristrukturuara sikundër përmendim dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje për pajisjen e plotë të poliambulacave të katër qyteteve.

Ambasadori Gaiani ka falenderuar ministrin Vasili duke thekësuar mbështetjen jo vetëm të Qeverisë Shqiptare, por gjithë strukturës së Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën ka gjetur gjithmonë interlokutorë shumë të kujdesshëm.

KOMENTE