Duket se dashuria midis Rihannës dhe Chris Brown ekziston por larg dhe e fshehur nga sytë e publikut.
Chris Brown ka postuar në Twitter foton e tij mbrëmjen e kaluar ku tregohet fytyra e tij e prerë nga një shishe që i kishte erdhur në fytyrë.
Chris Brown dhe këngëtari tjetër i repit, Drake mësohet të jenë zënë në një lokal në Nju Jork në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Arsyeja
Chris dërgon një shishe shampanjë si shenjë paqeje për sherrin e bërë disa ditë më parë, në tavolinën e Drake-s. Shishja kthehet mbrapsht me shënimin:
"unë jam duke bërë seks me dashurinë e jetës tënde Rihanna"
Atëherë Chris ngrihet dhe drejtohet për te tavolina e tyre ku e qëllon me grusht por një shishe i vjen në fytyrë nga njerëzit e Drakes. Më pas njëri pas tjetrit janë larguar nga lokali por 5 veta ishin plagosur. Pak më vonë dhe Rihanna që gjendej atje largohet.