Një zjarr i madh ka rënë në një prej ish-ndërtesave të vjetra të Kinostudios mëngjesin e sotëm.
Zjarri ka përfshirë një studio audo-vizuale por shkaqet akoma nuk dihen.
Ndërkohë zjarrfikset kanë mbërritur menjëherë duke vënë situatën nën kontroll.
Zona është e mbushur me disa studio televizive dhe nuk raportohet për të plagosur por vetëm për dëme materiale të konsiderueshme.