Gjatë qëndrimit të tij në Austri, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto vizitoi sot studenten e aksidentuar në tragjedinë e Himarës. Ai konstatoi me kënaqësi se pas daljes nga koma, gjendja e saj është duke u përmirësuar. Tani Eriselda ka nevojë për vazhdimin e mjekimit intensiv dhe për qetësi.
Ministri Haxhinasto u interesua pranë stafit mjekësor të spitalit për gjendjen shëndetësore të Eriseldës dhe i falenderoi ata për përkujdesjen e treguar dhe trajtimin që i kanë bërë studentes së aksidentuar.
Ministri Haxhinasto komunikoi me Eriselden dhe i uroi asaj shërim të shpejtë.