Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani mori pjesë sot në takimin : Përparimi i partneritetit global për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, organizuar nga "Global Health and Diplomacy" që u mbajt në Uashington Club në Uashington DC, në kuadër të vizitës së organizuar Ministrit Agani nga USAID dhe AIHA – Aleanca Amerikane për Shëndet Ndërkombëtar.
Në takim morrën pjesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Qeverisë të SHBA-së, USAID-it, OBSH-së, IFRC, NIH, ministra të shëndetësisë të vendeve të ndryshme, përfaqësues të OJQ-ve dhe kompanive të mëdha private që investojnë në shendetin e nënave dhe fëmijëve.
Ministri Agani prezantoi përparimet e shëndetësisë së Kosovës në përmirësimin e shëndetit të gruas dhe fëmijes në Kosovë, duke prezantuar indikatorët vital shëndetësor.
Per ta arritur këtë, tha Ministri, do të përdoren veprime afatshkurtëra që adresojnë problemet drejtperdrejte dhe veprime afatmesme e afatgjata që mbështeten në reformën e sistemit shëndetësore, themelimin e Sigurimeve shëndetësore, Shërbimit Kombëtar shëndetësor, Odës së profesionistëve dhe intervenimeve tjera sistemore që sigurojne rrezultate të qëndrueshme.
Ai shprehu edhe zotimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdohet me angazhimet dhe partneritetin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për shëndet më të mirë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët në Kosovë.