English

Dje e sëmurë me Autizëm, sot ka biznesin e vet (FOTO)

Një grua me autizm ishte pushtuar nga frika e vetes së saj për të lënë shtëpinë.
Kaiya Latham, 27, nga Braintree, Essex, vuan nga sindromi Asperger dhe kaloi pjesën më të madhe në fillim të të 20-ve të saj, e ngujuar në shtëpi për shkak të ankthit të rëndë.
Por nga rutinat e fuqishme të mësimit të valleve në komoditetin e shtëpisë së saj ajo zbuloi një besim të ri në vete dhe po ndjek ëndrrat për t'u bërë një mësuese vallëzimi me kohë të plotë.

Kaiya e cila jeton me të fejuarin e saj Simon Sheridan, 35, një dizajner grafik u bë gjithnjë e mbyllur në shtëpi, kur ajo u diagnostikua me sindrom të Aspergerit - një formë e autizmit e cila shpesh ndikon në ndërveprim social - kur ajo ishte 22.

Ajo luftoi për ta lënë atë shtëpi por ajo bëhej nervoze nëse ajo fliste me njerëz të rinj apo të vizitonte vende të reja.
Por sapo ajo filloi vallëzimi pol si një hobi përmes youtube, frika e saj erdhi duke u zhdukur gradualisht.
Ajo tha: "Kisha nisur të kërceja kur isha e re, kisha shkuar në shkollë dhe klasa speciale për të vallëzuar dhe për të qënë një mësuese vallëzimi, por asnjëherë nuk kisha marrë provimet pasi gjendja ime u shkallëzua kur isha adoleshente.

Tani Kaiya ka biznesin e saj me klasa të veçanta vallëzimi për moshat nga 16-60 vjeç dhe ndihet tepër e lumtur.
Ajo nuk arrinte të mendonte që brenda 5 vjetëve biznesi i saj do të rritej aq shumë sa tani po kërkon për ambjente të mëdhaja.

"Unë nuk mund të besoj se sa vallëzimi pol ka transformuar jetën time." shprehet Kaiya.

KOMENTE