“Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria do të bëhet superfuqi energjetike në rajon, do të shfrytëzojmë erën, diellin dhe ujin”, ka qënë deklarimi i sotëm që Kryeministri Berisha ka bërë në inagurimin sot në Fier, të linjës së tensionit të lartë 220 kv Tiranë-Elbasan-Fier.
Ai nuk ka harruar të sulmojë dhe kryetarin e Partisë socialiste Rama:
"Energjia e rinovueshme e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Sekretari i Edi Ramës dhe vetë ai janë shprehur kundër projekteve të mëdha. Por ne do të vijojmë me zhvillimin e vendit. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjitike” ka theksuar Berisha.
Shpeshherë në fjalimet e tij, ai është shprehur se Shqipëria është “Norvegjia e vogël e Ballkanit” duke marrë shkas nga numri i lartë i lumenjve. Por nga ana tjetër ai ka bërë edhe një krahasim tjetër me Zvicrën, duke nënvizuar se ndryshimi është se Shqipëria ka det.