English

Bursa studimi universitare dhe pasuniversitare për në Egjipt

Ofrohen bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Republikën Arabe të Egjiptit për vitin akademik 2012-2013
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, Ministria e Arsimit të Lartë të Egjiptit dhe Fondi Egjiptian i Bashkëpunimit Teknik ofron bursa 6 për studime universitare të nivelit Bachelor dhe 4 bursa pasuniversitare për vitin akademik 2012-2013. Studimet do të kryhen në gjuhën arabe. Bursa mbulon shpenzimet e arsimimit, akomodimit dhe të jetesës.
Aplikantët të cilët janë të interesuar për bursa universitare duhet të paraqesin zyrtarisht me postë në Drejtorinë e Politikave dhe Programeve Ndërkombëtare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 20 Korrik 2012, dokumentet e mëposhtme.
1. Diplomën e shkollës së mesme (ose vërtetimin e notave për tre vitet e fundit)
2. Listën e notave;
3. Certifikatë mjekësore
4. Katër (4) fotografi
5. Kopje pasaportës
6. Formulari i aplikimit (që plotësohet në Ambasadë);
Për një informacion më të detajuar në lidhje mënyrën e aplikimit dhe programeve të studimit, si dhe të përgatitjes së dokumenteve, të interesuarit mund të komunikojnë direkt me Ambasadën e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë. Pala egjiptiane sugjeron që kandidatët për studime universitare, gjithashtu, të aplikojnë edhe përmes faqes në website: www.mohe.casm.edu.eg.
Ndërsa kandidatët pasuniversitarë që dëshirojnë të pranohen për vazhdimin e
studimeve në Republikën Arabe të Egjiptit duhet të bëjnë regjistrimin përkatës në Fakultetet përkatëse, sa më shpejt të jetë e mundur, marrë në konsideratë se afati i fundit për dorëzimin e këtyre dokumenteve në Ministrinë e Arsimit të Egjiptit është fundi i tetorit 2012.
Rekomandohet që dokumentet, pasi të përkthehen në Anglisht ose në Arabisht, të noterizohen dhe të legalizohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.

KOMENTE