English

Diplomat e Kosovës njihen nga Maqedonia

Më në fund qeveria e Maqedonisë do të njohë diplomat universitare të Kosovës.

200 studentë që kanë marrë diploma kosovare kanë të drejtë të bëjnë konvertimin dhe njohjen e diplomave të tyre në Maqedoni.

Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri ka theksuar:
"Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë që e kemi me Republikën e Kosovës kemi arrit deri tek një zgjidhje e madhe e cila është paraqitur viteve të fundit në drejtim të gjithë atyre që kanë diplomuar në Republikën e Kosovës, me një vendim të posaçëm, në mbledhjen e qeverisë është sjellë vendimi për rregullimin dhe tejkalimin e problemeve, të pranimit të diplomave të cilët janë diplomuar në Republikën e Kosovës, do të thotë se do të pranohen diplomat e studentëve tanë që janë diplomuar në Republikën e Kosovës”.

Pra në konvertimin e diplomave përfshihen studentët që kanë mbaruar studimet pas fitimit të Pavarësisë në Kosovë si dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë studimet.
Gjithashtu, numri dy i Ministrisë së Arsimit tha se shumë shpejt do të nisin procedurat për njohjen e diplomave për të gjithë ata kandidatë që me vite po presin tu njihen studimet që kanë kryer në Kosovë. Ai shpreson që kjo çështje të përfundojë brenda këtij viti: “Mendojmë që brenda një afati të caktuar, brenda këtij viti, në bashkëpunim edhe më institucionet e Kosovës që të rregullohet ajo marrëveshje paraprake që kemi bërë mes grupeve të punës të të dyja vendeve.”

KOMENTE