Kina ka nisur në misionin e fundit të saj në hapësirë ekuipazhin me astronautë ku përfshihet dhe një femër Liu Yang.
Ajo ka hipur në kapsulën Shenzhou-9 për të shkuar në orbitë, nga Jiuquan një bazë nisjeje anijesh kozmike në skaj të shkretëtirës Gobi.
Pas nisjes, sistemet e kapsulës funksionuan normalisht dhe 10 minuta më vonë u hapën panelet diellorë dhe ajo hyri në orbitën rreth tokës.
Zonja Liu dhe dy kolegët e saj meshkuj janë drejtuar nga laborator Tiangong i hapësirës.
Ata do të shpenzojnë më shumë se një javë ku do të jetojnë dhe punojnë në anije 335km-të lartë, për testimin e sistemeve të reja dhe kryerjen e një sërë eksperimentesh shkencore.