English

Kryeministri Berisha takim me mjekë australianë

Kryeministri Berisha ka pritur në takim para disa ditësh në takim, një grup mjekësh nga Melburni të Australisë, të shoqëruar nga ambasadorja e Australisë rezidente në Athinë, Jenny Bloomfield.
Grupi i mjekëve australianë ka dhëne një ndihmese te vyer ne shërbimin e kirurgjisë, anestezisë dhe radiologjisë pediatrike duke trajtuar raste komplekse.

Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen, u shprehu falënderimin që ndodheshin në Shqipëri me një mision të tillë humanitar, për t’i dhënë ndihmë më të specializuar fëmijëve, të cilët kanë nevojë për një trajtim të tillë.

Ndërsa e falënderuan Kryeministrin për mikpritjen, ekipi i mjekëve e informoi se kjo është vizita e tretë e tyre në Tiranë, e mundësuar edhe nga mbështetja e kontributi financiar i komunitetit shqiptar në Australi dhe fondacioni Kind Cuts for Kids . Ata thanë se gjatë këtyre vizitave kishin vendosur një bashkëpunimin shumë të mirë me mjekët shqiptarë dhe se ndjeheshin të kënaqur të punonin e ndanin eksperiencat e me ta, në trajtimin e fëmijëve që kërkojnë një ekspertizë e kujdes të specializuar.

Kryeministri Berisha, pasi i falënderoi për angazhimin dhe projektet e tyre në Shqipëri, bëri një prezantim të zhvillimeve e reformave në fushën e shëndetësisë, për arritjen e standardeve më të mira dhe një sistem shëndetësor që garanton cilësitë më të larta të shërbimit.

Kryeministri prezantoi dhe arritjet e reformat e ndërmarra dhe ne dhe fusha të tjera në Shqipëri Nga ana e saj, ambasadorja Bloomfield shprehu angazhimin e qeverisë australiane për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Ne takim ishte i pranishem dhe kryetari i bashkisë i Shepparton nje qytetet ku prezenca e komunitetit shqiptar eshte e madhe dhe dinamike z. M.Polan I cili falenderoi kryeministrin dhe i shprehu vlerësim per ndryshimet e ndodhura ne Shqiperi dhe I prezantoi projektin ne kuadër te binjakëzimit.

Kryeministri e falenderoi per vizitën dhe vleresoi projektin e binjakëzimit si te rëndësishëm per konsolidimin e zgjerimin e marrëdhënieve midis 2 vendeve dhe ruajtjes se lidhjeve te ketij komuniteti me Shqipërinë.

Kryetari i bashkisë shfrytëzoi rastin per t`i shprehur dëshirën e tij dhe gjithë komunitetit shqiptar per nje vizite te Kryeministrit ne Australi.

KOMENTE