English

Wollfarth: Përfaqësimi i grave në politikë ka mangësi, duhet të rritet numri

Eugen Wollfarth, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë ka deklaruar se gratë në politikë duhet të zenë një përqindje të konsideruseshme dhe për këtë ky problem duhet të gjejë zgjidhje pasi është shumë i vogël në numër.

“Një barazi më e madhe gjinore është për arritjen e sigurisë. Rritja e pjesëmarrjes së grave në politikë është një element logjik në zhvillimin e barazisë gjinore. Kjo është veçanarisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për partitë politike. Fakti është që fatkeqësisht që numri i grave vazhdon të jetë shumë i ulët dhe kjo duhet të zgjidhet që tani e tutje. Partitë politike kanë një shkallë të lartë përgjegjësie për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë. Demokracia kërkon që partitë politike t`i hapin radhët e tyre për një pjesëmarrjen më të madhe të grave në politikë dhe në të gjitha nivelet.

Kodi zgjedhor i cili kërkon përfaqësimin e grave me 30 përqind në listat zgjedhore ka disa mangësi të cilat dolën në pah pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Ka disa dobësi në formulën e ligjit të cilat u vunë re në zgjedhjet parlamentare ku vetëm 23 gra u zgjodhën në Parlament. Shumë gra të afta vazhdojnë të mbeten të përjashtuara nga shërbimi publik. Situata aktuale është e padrejtë dhe nuk reflekton frymën e demokracisë. Partitë duhet të bëjnë më shumë, sa i përket kuotës gjinore përsa i përket frymës dhe gërmës së ligjit. Duhet të bëjnë më shumë për të vendosur më shumë gra në listat zgjedhore dhe për trajnimin e aftësive e tyre”ka deklaruar Wollfarth.

Gjithashtu më tej ka shtuar: "Krijimi i mundësive të barabarta është një faktor kyç I një shoqërie moderne dhe demokratike. Justifikimi i mungesës së përfaqësimit të grave në politikë si pjesë e kulturës shqiptare nuk mund të pranohet më tek një popull që ka aspirate europiane. Një retorikë e tillë duhet të mbështetet nga veprime bindëse. Partitë politike duhet të punojnë shumë më shumë për këtë".

KOMENTE