Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot drejt Shtetit të Izraelit ku me ftesë të Presidentit izraelit Shimon Perez, do të marrë pjesë në Konferencën Presidenciale “Përballja me të nesërmen”, që do të zhvillohet në Jeruzalem së cilës do t’i drejtohet edhe me një fjalim të veçantë kushtuar temës: “Ekonomia botërore – a do të përkeqësohet para se të përmirësohet?”
Konferenca e katërt Presidenciale në Shtetin e Izraelit do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të brezit të ri të udhëheqësve në fushat e tyre respektive nga anembanë bota. Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe një takim zyrtar me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Shimon Perez si dhe me personalitete të tjera të ndryshme botërore të politikës, ekonomisë, sociologjisë,