English

Britanikët janë dembelë për të qenë të pastër

Miliona britanikë neglizhojnë një varg të detyrave themelore të higjienës personale - sepse ata janë shumë të zënë ose shumë dembelë, thotë një studim i ri.
Hulumtuesit gjetën se gjysma e të rriturve gjithmonë mezi i lajnë duart me sapun pas vizitës në tualet.
Dhe 27 për qind e punëtorëve pretendojnë se nxitojnë shumë në punë dhe nuk i lajnë dhe i thajnë mirë duart pasi venë në tualet.

Përveç kësaj, 58 përqind e njerëzve rregullisht bëjnë dush në mëngjes - dhe një e katërta ka pranuar se kalojnë kohë shtesë në shtrat.

Por jo vetëm duart por dhe shtëpitë e britanikëve pastrohen një herë në javë ku dyshemeja duhet të lahet të paktën njëherë në ditë.

Profesor John Oxford, Kryetar i Këshillit të Higjienës dhe Profesor i Virologjisë në Queen Mary College, Universiteti i Londrës, tha: "Ne të gjithë jetojmë jetën jashtëzakonisht të zënë dhe në këtë shekull të 21 që është shumë më i shpejtë se 20 vjet më parë.
"Megjithatë, nuk ka justifikim që njerëzit të neglizhojnë detyrat themelore si larja e duarve me sapun pas vizitës në tualet dhe pastrimi i shtëpive të tyre në një standard që është i shëndetshëm për njerëzit që jetojnë.

Një dush në mëngjes jo vetëm që ju zgjon, por larja rregullisht mund të ndihmojë për të kufizuar përhapjen e mikrobeve patogjene.
Më shumë se dy të tretat e të anketuarve thanë se shtëpia e tyre ishte i rregullt por jo domosdoshmërisht e pastër. Dhe 11 për qind e njerëzve pranuan se shtëpia e tyre ishte në fakt "mjaft e pistë".
Studimi gjithashtu zbuloi se një në pesë nuk kanë pastruar apo dezinfektuar frigoriferin e tyre më shumë se një vit dhe një në njëzet nuk kanë pastruar frigoriferin e tyre, pavarësisht se është një terren ushqyes për bakteret, disa prej të cilëve lulëzojnë në temperatura frigoriferike.


KOMENTE