English

DhomaKombëtare eNdërmjetësve në Shqipëri. Përpjekje intensive për ngritjen e saj

Takimi i parë i ndërmjetësve të licencuar në Shqipëri, i organizuar dje nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, shënon fillimin e një përpjekje intensive për ngritjen e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Shqipëri. Në këtë aktivitet, Ministri i Drejtësisë, zoti Eduard Halimi, vlerësoi rolin që ndërmjetësimi po luan aktualisht në reduktimin e procedurave të gjata e të kushtueshme gjyqësore dhe ritheksoi angazhimin e Ministrisë për të mbështetur shtrirjen e tij dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij profesioni në Shqipëri.
Siç parashikohet në ligjin e miratuar në shkurt 2011, ndërmjetësimi është një profesion i lirë dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, e cila është një institucion publik i pavarur, përbën organin e tij drejtues. Dhoma e Ndërmjetësve ka përgjegjësinë e miratimit të rregullave që udhëheqin shërbimin e ndërmjetësimit, si dhe të Kodit të Etikës së Ndërmjetësve. Gjithashtu, ajo ushtron funksion mbikëqyrës, siguron trajnimin e ndërmjetësve dhe informimin e publikut. Ndërmjetësimi funksionon në bazë të vullnetit të lirë të palëve për të arritur nga pozita të barabarta në një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tyre me bashkëpunim, me ndihmën e një ndërmjetësi të pavarur e të licencuar. Ndërmjetësi mundëson që të arrihet në një marrëveshje miqësore mes palëve në çështjet civile, familjare, tregtare, madje edhe në disa çështje të kundravajtjeve penale, në pajtim me kërkesat ligjore për paanshmëri, konfidencialitet dhe transparencë. Zgjidhja e ndërmjetësuar përbën një mekanizëm më të shpejtë, më pak të kushtueshëm dhe më transparent jashtëgjyqësor për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeje
Në zbatim të ligjit, Ministria e Drejtësisë ka dhënë deri tani 51 licenca ndërmjetësimi, 50 për persona fizikë dhe 1 për person juridik në kuadrin e të cilit janë miratuar të punojnë 21 ndërmjetës. Këta ndërmjetës të licencuar vijnë nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Kruja, Elbasani, Vlora, Korça, Bilishti, Përmeti, Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra.

KOMENTE