English

Edi Rama takon Owen Jenkins, Drejtor për Ballkanin Perendimor

Në takimin me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në ”Foreign Office” të Britanisë së Madhe, zotin Owen Jenkins, Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, pasi shprehu vlerësimin për kontributin e rëndësishëm të Britanisë së Madhe në proceset e demokratizimit të vendit dhe mbështetjen për integrimin e tij në Bashkimit Evropian, e informoi zotin Jenkins për situatën politike në vend dhe pengesat që hasen në ecurinë e reformave elektorale, parlamentare, reformën e gjyqësorit dhe problemin e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe ndikimin që ka në avancimin e secilit vend sa i takon axhendës evropiane.

Kryetari i PS shprehu vullnetin politik të opozitës për të përmbushur të gjithë detyrimet që varen prej saj për të bërë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat.

Zoti Jenkins duke e konsideruar shumë të vlefshëm ekspozenë e Kryetarit Rama, shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për procesin e reformave aq të domosdoshme për integrimin e mëtejshëm të vendit.

KOMENTE