English

Vritet ushtari italian në Veri të Kosovës

Një ushtar italian i KFOR-it, në moshë 26-vjeçare, ka humbur jetën në kampin e ushtrisë italiane në mes të fshatrave Zupç dhe Çabër në Veri të Kosovës.

Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur, duke cituar një zyrtar të batalionit italian se është dëgjuar një e shtënë brenda kampit dhe ushtari është gjetur i vdekur me armën pranë.
Arma ka qenë e ushtarit dhe sipas të gjitha gjasave ka qenë një e shtënë aksidentale në kohën që ushtari po e pastronte armën. KFOR ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

KOMENTE