Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për krijimin e Akademisë së Arteve , Shkodër”, propozuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Kjo nismë erdhi pas kërkesës nga Qarku Shkodër, Drejtoria arsimore rajonale Shkodër, sipas iniciativës së shkollës artistike kombëtare “Preng Jakova”, me një histori 50 vjeçare në përgatitjen e talenteve, si dhe duke vlerësuar nivelin aktual të specialistëve që japin mësim pranë kësaj shkolle.
Misioni i Akademisë së Arteve, Shkodër, përfshin:
- Ofrimin e studimeve universitare në fushën e artit dhe të kulturës;
- Zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënie dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;
- Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës;
- Kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar dhe tejçuar artin dhe kulturën;
- Ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
Struktura e Akademisë së Arteve, Shkodër përfshin njësitë si më poshtë:
1. Fakulteti i Muzikës me këtë përbërje si njësi bazë:
- Departamentin e disiplinave Instrumentale;
- Departamentin e Kompozim-Dirigjimit;
- Departamentin e Artit Vokal.
2. Fakulteti i Artit Figurativ me këtë përbërje në njësi bazë:
- Departamentin e Artit Figurativ
- Departamentin e Pikturës
- Departamentin e Artit grafik