Byrek me kungull
Perbersit per petet
500 gr miell
1 kokërr vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me lëng limoni
pak kripë
Ujë të vakët sa të dojë
Mbushja
• 1 kg kungull
• 200 gr djathë i bardhë
• 1 gotë çaji me kos
• 2 kokrra vezë
• majdanoz i grirë
• 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja
Miellin, vezën, vajin e ullirit ,lëngun e limonit dhe ujin e vakët. I hedhim dhe I përziejme të gjitha bashkë në një enë të thellë derisa të përfitojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbështjellim me qese dhe e lemë 1 orë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kungujt lahen qërohen dhe grihen hollë. Te kungulli I grirë shtohet djathi I thërmuar me dorë. Pastaj shtohen vezët, kosi, gjalpi i zbutur majdanozi dhe përzihen mirë të gjitha bashkë. Brumi I përgatitur ndahet në kokrra për sa petë do të behen. Vendoset ne tavolinen e lyer me niseshte dhe hapen petet. Hapim peten e pare dhe vendosim mbushjen ku e bledhim peten ne forme ruloje dhe e shtrojme ne tave(qe do ta pjekim) duke e rrudhosur. Keshtu do te veprojme me te gjitha petet deri sa kane perfunduar. E lyejme byrekun siper me vaj. Byrekut siper mund ta lyeni me te verdhe veze(kjo varet nga ju). Vendosim byrekun ne furre per pjekje. Piqet ne temperaturen 180 grade. Lihet te piqet derisa te skuqet lart. Pritet ne copa me madhesi sipas deshires.
Ju mund edhe ta shtroni byrekun me nje shtrese.
Vendosni gjysmat e peteve, mbushjen dhe pastaj gjysmat e peteve te tjera. E prisni byrekun ne feta para se ta piqni i hidhni vaj siper dhe e fusni ne furre. Po kjo varet gjithmonë nga ju.