Nënë, unë shkova në festë dhe mbajta mend atë që më the ti:
Të mos pija alkool dhe unë piva vetë një Sprite(pije freskuese) dhe ndjehesha shumë krenare me veten time ashtu si më the edhe ti, që ndiheshe krenare për mua!
Më the që nuk duhet të pi dhe të ngas makinen, ndryshe nga disa miq, këshillat e tua kanë qenë gjithmone të drejta.
Kur festa mbaroi njerëzit filluan të ngisnin makinat e tyre pa qenë në gjendje t'i drejtojnë ato. Unë shkova në makinën time me mendimin se do të kthehesha në shtëpinë time si gjithmonë. Nuk e mendoja se çfarë më priste.
Nënë, tani jam e shtrirë në rrugë dhe dëgjoj policin që thotë:
"Ajo që shkaktoi aksidentin ishte e dehur."
Nënë, zëri i tij më ngjan shumë i largët. Gjaku im është përhapur gjithandej dhe unë po përpiqem me gjithë forcat e mia të mbijetoj.
Dëgjoj doktorin që thote: "Vajza nuk ka për të mbijetuar".
Jam e sigurt se ajo që shkaktoi aksidentin kishte pirë dhe mua tani më duhët të vdes.
Pse e bëjnë këtë gjë njerëzit nënë?
Duke ditur që kështu do të marrin jetën e tjerëve. Dhimbja më therr si njëmijë thika nënë. T’i thuash motrës të mos qajë, i thuaj babit që të jetë i fortë, sepse kur të shkoj në parajsë do t’ju shikoj gjithmonë nga lart të gjithëve.
Dikush duhet ta kish mësuar atë vajzë, se të pish dhe të drejtosh makinën është e gabuar. Sikur prindërit e saj ta kishin mësuar dhe edukuar atë vajzën tjetër, ndoshta unë nuk do të isha duke vdekur tani.
Nënë, frymëmarrja po më vështirësohet më shumë. Nënë këto janë çastet e mia të fundit dhe jam shumë e dëshpëruar.
Do të doja shumë të të perqafoja nënë, por jam larg teje tani e shtrirë këtu. Nënë, ti e di mirë sa shumë të dua, nënë...tëëë...duaaaa...nëënëë,...lamtumirë nëëënnnnnëë!"
******************************
Këto fjalë janë shkruar prej një gazetari i cili ishte dëshmitar i gjithë aksidentit. Me shumë dhimbje ai i shkroi këto fjalë dhe menjëherë filloi sensibilizimin në qytetin e tij. Nëse e lexuat ju kërkoj një gjest të vogël njerëzor, që edhe ju ta shpërndani, që sa më shumë njerëz të vetëdijësohen e te bëhen të kujdesshëm për veprimet e tyre në TRAFIK, sidomos gjatë festave.
(përkëtheu Ali Asllani)