English

Hosni Mubarak në gjendje kritike për jetën

Ish-Presidenti egjiptian Hosni Mubarak është në gjendje kritike për jetën dhe mund të jetë shumë afër me vdekjen thonë raportojnë mediat nga Kajro.

Ai thuhet të ketë pasur një goditje cerebrale dhe u zhvendos nga burgu në një spital të ushtrisë, ku ai është në mbajtje të jetës përmes aparaturave mjekësore. Raportet fillestare thanë se ai ishte "klinikisht i vdekur".

Lajmi vjen në mes të protestave mbi rezultatet e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale dhe kompetenca të reja për ushtrinë në pushtet.

Mubarak, 84, u rrëzua në kryengritjen e vitit të kaluar, dhe u burgos për jetën dhe rolin e tij në vdekjen e protestuesve.

Ka pasur raporte të shpeshta që nga atëherë se shëndeti i tij është përkeqësuar, shumë prej të cilave kanë qënë të gabuara.

Raportet që ai ishte klinikisht i vdekur janë mohuar kategorikisht nga këshilli qeverisës ushtarak, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura.
por thanë se ai është aktualisht "duke përdorur frymëmarrje artificiale" dhe se "është ende herët për të thënë se është klinikisht i vdekur."

KOMENTE