Vagina është një pjesë shumë e ndjeshme e trupit të një gruaje. Udhëzuesi në vijim ju ndihmon që të siguroni një metodë të sigurt të pastrimit duke shmangur acarime të mundshme apo dhe infeksion. Gjithashtu mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj për ndonjë infeksion të mundshëm apo kancer.
1. Në dush merri pozicionin e duhur më të rehatshëm për të larë vulvën tuaj. Kjo mund të jetë ose në këmbë dh me kokën e dushit që rrjedh uji drejtoheni drejt për ta shpëlarë sa më mirë.
2. Me dorën e majtë ose të djathtë lani me kujdes dhe shumë lehtë, buzët e vaginës duke i hapur dhe me kujdes për të qenë të sigurt se në mes nuk ka mbetur ndonjë papastërti.
3. Derdhni një gotë ujë të pastër mbu]i vulvë dhe fshijeni me kujdes por jo dule e fërkuar për ta tharë pasi do të krijoni acarim të lëkurës, si dhe kujdes kur e shpëlani uji jo i nnxehtë shumë pasi përsëri e acaroni lëkurën.
4. Nuk duhet të përdorni sapun ose solucione të tjera larëse(pasi femra mendon se e pastron më mirë, madje duke e hedhur brenda buzëve dhe e fërkon sikur lan rroba)pasi thahet mukpza në brendësi të vulvës dhe shkaktohen irritime dhe kruarje, pasi prishet balanci i ekuilibrit bakterial për të cilat ajo ka nevojë. Në këtë mënyrë krijohen kruarje të forta të cilat çojnë dhe në infeksione të rënda.
Pas larjes kur fshiheni por dhe herë të tjera fshirja të bëhet nga para në drejtim prapa. Kjo bëhet për të parandaluar infeksionet e traktit urinar.
Kur të pastroni vaginën tuaj sigurohuni që duart tuaja janë të pastra dhe nuk kane sapun apo krem.
Sapuni minimalisht të përdoret dhe jo në brendësi.
Në fillim lahen mollaqet dhe pjesa e jashtëqitjes për të shmangur kontaminimin dhe pastaj vagina.