Kryetarja e Kuvendit u takua sot me Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ouen Jenkins, i cili shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, z. Nicholas Cannon OBE.
Duke i uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja Jozefina Topalli vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj përpjekjeve të Shqipërisë në proceset integruese, në kontributin e saj për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe në tërësi për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin .
“Shqipëria ka kryer transformime të mëdha, është një model progresi ekonomik, me një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon. Unë mendoj, tha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli se, marrja e statusit të vendit Kandidat, përbën një inkurajim të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët në të ardhmen e tyre në BE.
Nga ana e tij Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme britanike, z. Ouen Jenkins vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e rekomandimeve të BE dhe qëndrimin e saj si faktor me ndikim në stabilitetin e rajonit.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e njohu Drejtorin britanik Jenkins me procesin e zgjedhjes në Kuvend të Presidentit të Republikës brenda kornizës, afateve, frymës dhe germës së Kushtetutës.
Kryetarja e Kuvendit u ndal në mënyrë të veëantë në punën e Kuvendit të Shqipërisë për përmbylljen e plotë të reformes zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe përfundimin e reformes parlamentare. "Meqë më shumë se 90% e punës është e përfunduar, zonja Jozefina Topalli u shreh se, bllokimi në fund i kësaj reforme, dëmton vendin, por edhe vetë opozitën.
Kryetarja Jozefina Topalli tha se mazhoranca ka shprehur të gjithë vullnetin e saj për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë dhe mbetet e hapur për çdo propozim të opozitës.