Këngëtarja pakistaneze Ghazala Javed dhe babai i saj u qëlluan për vdekje pasi dolën nga një sallon bukurie.
2persona mbi një motoçikletë qëlluan mbi trupat e tyre duke i shkaktuar vdekjen dhe u larguan menjëherë.
Ngjarja ka ndodhun në Dagbari Bazar,në Pakistan. Policia po punon për zbardhjen e çështjes duke përfshirë si të dyshuar dhe burrin e këngëtares ose ndonjë rrjet talebanësh.
24-vjeçarja ishte një këngëtare mjaft popullore në Pakistan dhe Afganistan. Ajo u martua thuhet me biznesmenin Jehangir Khan, në vitin 2010. Javed pastaj filloi të jetojë me babain e saj vitin e kaluar, pasi çifti ka pasur probleme martesore.
Por një arsye tjetër mund të ketë qënë dhe vrasja nga talebanët pasi kohët e fundit shumë këngëtarë janë vrarë për arsye se muzika e tyre nuk ishte islamike, dhe shumë të tjerë kanë ikur në veri pasi janë nën kërcënime.