English

Aktivitet: Maratona e Pavarësisë, Maratona Rinore Shqiptare

Albania Live Quality Union (ALQU), me të drejtën ekskuzive, do të zbatojë fazën e tretë të projektit MARATONA E PAVARESISE e cila titullohet MARATONA RINORE SHQIPTARE. Zbatimi i këtij projekti në këtë fazë përkon me lëvizjen në formë stafete të një grupi të madh studentesh nga të gjithë trojet shqiptare si dhe nga europa perëndimore, Amerika dhe Kanadaja të cilët do të jenë realizues të kësaj faze që ka të bëjë me njohjen e vlerave të aktivitetit patriotik të kryer nga personalitete të shquara të kombit tonë si dhe identifikimin e shoqatave patriotike të asaj kohe dhe rivleresimin e ngjarjeve që sollen eventin e madh të shpalljes së pavaresisë të popullit Shqiptar.

Njohja me këto vlera patriotike si dhe me vendet, ngjarjet dhe historinë është qëllimi kryesor i këtij projekti për rininë shqiptare kudo ku ajo ndodhet. JÇdo kush mund të bëhet pjesë e këtij projekti, në të cilin do të marin pjesë personalitete të shquara të artit, muzikës dhe sportit nga të gjitha trojet shqiptare për të përçuar edhe njëherë vlerat europiane të kombit shqiptar dhe të rinise shqiptare në veçanti.

Kuota e rregjistrimit kushton vetem 100 Euro. Pagesa kryhet pas pranimit tuaj nga komisioni i ngritur posaçerisht per kete projekt.
Mosha per t'u mare ne konsiderate si pjesëmares në këtë projekt eshte mbi 18 vjec.

Adresa Rr. Frederik Shiroka, Kulla C/3
Tel & Fax : + 355 444 0 4444
Tirane – Albania
Web: www.al-qu.com

KOMENTE