Ditën e sotme, Ambasadori Arvizu ka prezantuar inisiativën “ACT Now”(Vepro tani)ku u shoqërua me "Panairin e Qytetarëve" në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga ora 11:00 deri në 14:00.
(ACT Now - "Vepro tani"): ishte një inisiativë e Ambasadës Amerikane në Tiranë e fokusuar në forcimin e parimeve demokratike duke angazhuar qytetarët shqiptarë në projekte me katër çështje kryesore: Shëndeti, Arsimi, Mjedisi, dhe Qeverisja.
Ja cili ka qënë mesazhi që Zoto ambasaor i ka përcjellë shoqërisë civile dhe çdo qytetari shqiptar:
“ Gjatë kohës sime në vendin tuaj të bukur, sipas këndvështrimit tim, them se asnjë vend nuk ka bërë më shumë në 21 vite si Shqipëria. Ky përparim është i vërtetë dhe gjithsecili prej jush duhet të ndihet krenar për këtë. Por është e drejtë të pyes, a po shkon vendi juaj të drejtimin e duhur, a po përmbushni potencialin tuaj?
Disa prej jush në auditor mund të kujtojë kur në Tiranë erdhi një i dërguar nga Uashingtoni, këshilltari i ish-presidentit Klinton. Dikush prej jush përmendi se në Shqipëri hapësira civile është zvogëluar. Përgjigja ime është dhënia e më shumë hapësire jo vetëm shoqërisë civile, por edhe individëve, që gjithkujt t’i dëgjohet zëri.
Jo shumë kohë më parë, shumë shqiptarë u indinjuan për importin e plehërave. Shqetësimet e tyre dukej se ishin të vlefshme. Por pse është penguar deri tani të organizohet referundumi? Pse minohet publiku nga pak të përzgjedhur?
Duke dalluar progresin, le të futemi në realitetin e zymtë, me të cilin përballemi, me qindra shqiptarët në ditët e javës dhe ditët e vitit. Dhe ndaj kemi tani këtë nismë: “Vepro tani!” Është për çdo qytetar të republikës. Për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për ndryshimin që duan të gjithë. Për ku? Për çdo cep të kësaj toke të bekuar.
Nevoja ndihet në pikëllimin e studentëve të Aleksandër Xhuvanit. Ndihet në zemrën e thyer në Dukagjin, ku një familje humbi vajzën 17-vjeçare prej një dhune, që s’duhet të ketë vend në Shqipërinë e shek. XX. Gjendet në zemrën e thyer të banorëve të qytetit të Sarandës, që kanë parë se si qyteti u transformua në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës, teksa neglizhenca bën që shtëpitë e vjetra të shemben. Tek vozitja e makinave, e cila është problem për këmbësorët dhe vetë makinat. Ndaj “Vepro tani!” Kur është koha? Është tani. Në këtë çast. Dhe përse? Sepse juve ju intereson mirëqenia e të dashurve tuaj, çdo njeriu që jeton në Shqipëri.
Ju po thoni: ‘Zoti Arvizu, po kjo është Shqipëria. Gjërat janë ndryshe këtu’. Nuk mendoj se duhet të jetë kështu. Pasi për mua ju jeni në esencë njësoj si gjithë njerëzit anembanë botës. Keni të njëjtat frikëra, gëzime. Ndaj duhet marrë ky hap i rëndësishëm, që ëndrrat të shndërrohen në realitet. Çdo udhëtim nis me një hap të parë. Dhe ky nis së brendshmi nga shpirti. Presidenti amerikan Obama frymëzoi miliona njerëz: “Po ne mundemi”. Ndaj ju mundeni. Ju duhet të besoni në veten tuaj, në fuqitë që zotëroni për të ndryshuar jetët e shqiptarëve.
Nuk jam naiv. Ndryshimi nuk ndodh brenda një nate. I di pengesat për ndryshim me të cilat ndesheni. Por: “Vepro tani!” Shqiptarë të mbledhur së bashku tani! Duhet të çrrënjosni mendësitë e vjetra të të bërit të gjërave. Ajo që mendoni si problem tek vetja juaj, familja juaj, mund të jetë e madhe a e vogël, ndaj besoj që është e rëndësishme të veproni për atë që është e rëndësishme për ju. Ju mund ta bëni zotimin. Iu përket ju për ta bërë. Gjeni agjentët tuaj të ndryshimit. Ne ju duam dhe do t’ju ndihmojmë.
Në një faqe në facebook në Ambasadë kemi vendosur një faqe për planet tuaja për veprim. Përdorni facebook-un, të ndani me ne historitë tuaja të sukesesit. Dhe ne do t’ju ndihmojmë ta përhapni lajmin. Sa mirë të kishte një deklaratë pavarësie si ajo amerikane, që të ndaheni nga e shkuara. Duke hedhur pushtetin e Enver Hoxhës, ju mbollët farat e demokracisë shqiptare. E për të ndërtuar mbi atë trashëgimi, besoj se do të bini në një mendje me mua: Veproni tani