Shumë herë ajo është kritikuar për veshjet e saj të cilat origjinën e kanë nga kafshët.
Por edhe këtë herë Lady Gaga nuk e ka vrarë shumë mendjen si ajo ka mbërritur në hotelin e saj në Sydney, Australi me një lloj xhakete prej lëkur kafshe.
Ajo gjendet atje për turneun e saj të javës së ardhshme. Lady shprehet e lumtur që gjendet në Sydnay duke e përshkruar si një qytet të bukur ku ke mundësi argëtimi.
Pas turneut në Australi, Gaga do të udhëtojë në gusht në Europë, Finlandë, Suedi dhe Gjermani si dhe në Mbretërinë e Bashkuar për turneun e saj.