Duket se këtë vit konsumatorët serbë por dhe vetë prodhuesit e shalqinjve të jenë nervozë pse jo dhe të inatosur.
Është viti i dytë radhaz që furnizuesi kryesor i shalqinjve për tregun serb, është Shqipëria, më pas Maqedoni dhe Greqia.
Por kjo gjë ka bërë që tregtarët kanë filluar të bëjnë llogaritjet e tyre, por bashkë me ta edhe bujqit sepse në treg shalqiri nga importi arrin për 10 dinarë ose pak më pak se 10 euro cent.
Por gjithashtu zinxhirët e marketeve të Serbisë shprehen se nuk dëshirojnë mall që vjen i pakontrolluar në vendin e tyre.
Shkak për Serbinë janë bërë dhe kushtet e motit të sivjetëm, bora e gjatë dhe shirat e shumta të cilat bënë që përsëri t'ja jepnin shansin Shqipërisë si importuesin kryesor për ta.