English

Ambasadorin amerikan Arvizu takon Haxhinaston

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara z. Aleksandër Arvizu. Gjatë takimit u bisedua në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon.

Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri u shtrua nevoja e përshpejtimit të reformave, veçanërisht të asaj parlamentare dhe zgjedhore si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe për marrjen së shpejti të statusit të vendit kandidat.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon. Ata ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes dhe vlerat themelore të integrimit europian dhe euroatlantik.

KOMENTE