Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot shkarkimin e Bujar Nishanit si Ministër i Brendshëm, me dekret të posaçëm.
Në një njoftim zyrtar në faqen e Presidencës bëhet e ditur se Topi ka firmosur dekretin për shkarkimin e ministrit Nishani. “Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, Zoti Bujar Nishani, ministër i Brendshëm, shkarkohet nga detyra”- thuhet në dekretin e Topit, i cili hyn në fuqi menjëherë.