English

Hajredin Kuçi, ministri i Drejtësisë, së Kosovës jep dorëheqjen

Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësise, së Kosovës ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet qeveritare, si shenje proteste pas kalimit të Ligjit të Medias, bashkë me nenet për dënimin e gazetarëve.

"Ju e dini që para një kohe e kam dhënë një premtim, - ka deklaruar Kuçi. Dhe në këtë moment i kam ofruar dorëheqjen kryeministrit. Nuk jam shtyrë nga askush por mendoj se në këtë vend duhet të punohet për lirinë e medias dhe shprehjes. Nuk dua të identifikohem si personi që e cënon lirinë. Po e paguaj çmimin e vendimit të Kuvendit të cilin megjithate e respektoj", ka deklaruar ai.

KOMENTE