Lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit Gjykata Penale e Shkupitdënon me gjashtë vjet burg, Ibrahim Sejadinin, i arrestuar në operacionin “Monstër”.
Sejadini ka theksuar se armët e gjetura në shtëpinë e tij i posedonte që para pesë viteve, të cilat i kishte blerë nga Kosova për një shumë parash prej 500 eurove. Ai ka thënë se qëllimi i blerjes ishte që ato më pas ti shesë në Maqedoni, por gjatë tërë asaj periudhe nuk kishte gjetur blerës.
Ai u arrestua në 1 maj në operacionin e policisë “Monstër” si i dyshuar për pjesëmarrje në grupin për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit që ndodhi pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup.
Sejadini u dënua pasi posedoi armët ilegale dhe në shtëpinë e tij u gjetën një pushkë automatike, pesë karikatorë me municion, gjashtë fishekë, jelekë luftarakë dhe maska.