English

Kriminelët nga Evropa Lindore paraqiten si oficerë të policisë, për të vjedhur turistët në Britani

Kriminelët nga Evropa Lindore janë duke u paraqitur si policë për të vjedhur turistët në Britani.
Numri i tyre ka të ngjarë të rritet gjatë Olimpiadës pasi policia zbuloi se kishin inteligjencën për të bërë një punë të tillë.
Bandat kriminale nga Evropës Lindore tashmë i kanë piketuar turistë pasi janë shfaqur dhe si policë duke i dhënë gjoba falas, meqëllim që ti futin në kurth.

Turistët janë mashtruar nga policët FALLCO të cilët për të paguar gjasme gjobat japin të dhënat e tyre dhe ndërkohë në pak minuta xhepat e tyre boshatisen.

Policia e vërtetë britanike ka arrestuar disa dhjetra policë fallco, dhe lëshohet alarmi që të kihet kujdes të madh për të mos rënë pre e mashtrimeve.

Por kur turistët nuk pranojnë pasi nuk kanë bërë asnjë veprim gabim kërcënohen me armë për të dhënë gjërat me vlerë që i kanë në atë moment.

Ndaj për të gjithë ata që do të udhëtojnë në Britani të kenë kujdes maksimal.

KOMENTE