Lorik Cana futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, nuk i ka shpëtuar mediave apo paparacëve dhe është forografuar duke qënë nën shoqërinë e një vajze tjetër jo më italiane por shqiptare nga Kosova.
Ndërsa më parë ka pranuar se në Itali ka një lidhje për të cilën nuk ka dashur që të flasë shumë, këto ditë aigjendet në Prishtinë dhe është parë nën shoqërinë e Dardana Buxhovit, vajzën e muzikantit Vllaznim Buxhovi.
“Lorik Cana dhe Dardana Buxhovi janë në lidhje bashkë, kjo është vajza e muzikantit Vllaznim Buxhovi i cili është udhëheqës i orkestrës të këngëtarit Shkëlzen Jetishit dhe kanë lidhje të ngushta familjare’’-rrëfen një i afërm i Lorikut.
Ndrësa si deklaratë zyrtare e futbollistit kuqezi mbetet ajo e disa javëve më parë: “Këto kohë po, jam me një vajzë në Itali. Jo prej shumë kohësh, por ndihem mirë. Më ofron gjërat që kam nevojë dhe gjithashtu unë mund ta ndihmoj atë në gjërat që ka nevojë. Ka pak muaj, por ndihem mirë’’. Por me modesti ai ashton: "Histori nuk kam pasur shumë në jetën time, ndaj i numëroj me gishtat e dorës.”