Një avion u detyrua të bëjë ulje emergjente pasi stafi i kabinës zbuloi një çift britanikësh në gjendje të dehur po diskutonin për drogën.
Matthew Evans, 24 vjeç, nga Hertfordshire thuhet se filloi argumenta me të dashurën e tij 23-vjeçare, në bordin e Airlines Thomson në Mombasa, Kenia.
Ajo u zemërua aq shumë me të dashurin sa i tregoi pasagjeres mbrapa se i dashuri kishte drogë.
Një zonjë tjetër që dëgjoi bisedën njoftoi pilotin i cili bëri një ulje emergjente në aeroportin e Maltës.
Avioni bëri një ulje emergjente rreth orës 4:00 dhe Evans u kontrollua nga policia ku ju gjetën 18 gram rrëshirë kanabisi.
Evans dhe e dashura e tij nuk u lejuan përsëri në aeroplan që më në fund u largua në 6.
Ai u deklarua fajtor për posedim dhe i tha një gjykatësi se ai donte të ikte nga Malta sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai u lirua me kusht për tre vjet.