English

16 vjeçari pranon vdekjen. Në jetë nuk fitohet çdo betejë (VIDEO)

Një fëmijë vetëm 16 vjeç që do të vdesë nga një tumor i trurit shumë shpejt e ka tronditur familjen e tij me trimërinë e tij, pasi i është përgjigjur gjendjes së tij duke thënë: ". Në jetë nuk mund të fitohen të gjitha betejat."

David Langton-Gilks, nga Fontmell Magna, në Dorset tha se është i lodhur", pas një beteje pesëvjeçare kundër sëmundjes.

Deri në pesë javë më parë mendonin se Davidi kishte mposhtur sëmundjen e tij Medulloblastoma por testet e fundit treguan se tumorri qe përhapur në drejtim të shtyllës kurrizore, i cili e shprehu atë përmes një video në youtube, duke pranuar se betejën nuk mund ta fitojë.

Prindërit e tij pasi folën me mjekët të cilët i dhanë vetëm një muaj jetë vendosën që të ndërpresin të gjitha mjekimet për t'i dhënë mundësinë djalit të gëzonte ditët që i kanë mbetur.
I riu, i cili ka nevojë për 15 tableta në ditë për të luftuar dhembjet dhe nuk frekuenton më shkollën, pasi sëmundja i ka dëmtuar vatrat e kujtesës afatshkurtër, ka vendosur të shijojë kohën e mbetur duke mësuar kitarën dhe duke praktikuar sërf, sportin që adhuron më shumë.

Për fat të keq, mjekët nuk japin dot garanci nëse ai mund të jetojë deri në korrik, për të qenë i pranishëm në mbrëmjen e diplomimit, por David nuk ka ndërmend të tërheqë zgjedhjen e tij.

”Dua të shijoj kohën e mbetur. Nuk ka kuptim që të shkoj në mbrëmjen e diplomimit i shtrirë në krevat. Tashmë e shoh jetën në një perspektivë krejt tjetër”.



1131

KOMENTE