English

Basha: Tirana ofron një nga atmosferat më të mira për biznesin në botë

Kryetari i Bashkisë së Tiranes Lulzim Basha zhvilloi një takim me delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Drejtuesit e BERZH e kanë konsideruar Tiranën një mundësi të mirë për investime dhe për ketë arsye kjo bankë ka vendosur të bëhet pjesë e realizimit të njësërë projektesh të Bashkisë së Tiranës. Nderkohë që shumë vende të botës kanë ndaluar investimet dhe projektet, Tirana, sipas drejtuesve të BERZH, po dëshmon të kundërtën duke dhënë dhe një sinjal pozitiv tek investitorët e huaj. Në takimin me zotin Basha, drejtuesit e BERZH janë shprehur për projektin e tramit duke sjellë një përvojë shumë të mirë që kanë patur në realizimin e një projekti të ngjashëm në Varshavë. Transporti publik, parkingjet dhe ndriçimi kanë qënë të tjera fusha ku Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shprehur interes për investime. Aktualisht, Banka Europiane për Rindërim dhe Zhvillim është pjesë e realizimit të projektit të terminalit multimodal të pasagjerëve.

Duke e konsideruar Tiranën si promotore të zhvillimit dhe punësimit për gjithë vendin dhe që po ndikon në rritjen ekonomike të Shqipërisë, anëtarët e Bordit të Drejtuesve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i kërkuan zotit Basha që Tirana të jetë pjesë e strategjisë së kesaj banke, pasi pjesa më e madhe e portofolit të investimeve të saj do të përqendrohet në Tiranë.

Zoti Basha theksoi se Tirana ofron sot një nga atmosferat më të mira për biznesin në botë, taksa të ulta dhe procedura të shkurtuara burokratike. Tirana, tha Basha, ka sot një Plan të Përgjithshëm Rregullues, i cili për biznesmenët e vendit dhe investitorët e huaj përbën një garanci më shumë për planet e tyre të zhvillimit.

KOMENTE