NJë mjek kardiolog filmon koleget e tij lakuriq.
Kardiolog Vivek Baliga u dënua nga tre akuza pasi ai pranoi se përdorte një kamera për të vëzhguar gratë.
33-vjeçari, i cili jeton në Leeds, West Yorkshire, ftoi një mjeke kolege dhe të dashurin e saj për të qëndruar në shtëpinë e tij.
Gruaja e cila përdori dushin u bë kurioze mbi një kuti që qëndronte në dritaren e banjës ku më pas zbuloi se ishte një aparat regjistrues.
Duke njoftuar policinë u zbuluan dhe video të tjera që ai kishte regjistruar.
Baliga, i cili ishte duke studiuar për një PhD në kërkimet shkencore të kardiologjisë u dënua me tre vjet dhe u urdhërua të ndjekë seanca trajnimi lidhur me problemet që ai shfaqte.
Por veprimet e tij ishin të paramenduara mirë dhe nuk kishin ndikuar aspak në profesionin e tij si mjek.