English

Perlë e fshehur në Spanjë (VIDEO)

Një livadh i harlisur dhe i gjelbër. Askujt nuk i shkon mendja se mund të gjejë një mini plazh në këtë zonë.

Plazhi i Gulpiyurit është një shtrirje e jashtëzakonshme afër qytetit të Llanes në veri të Spanjës, i cili mburret me ujrat e qarta dhe të kristalta por dhe të kripura.

Ky plazh ka dhe një breg të gjërë me rërë, uji ka dhe valë, pra atij si mungon asgjë si një det, pasi është pjesë e detit.

Ai është formuar nga Gjiri Biscay në detin Cantabrian, ku miliona vjetësh uji ka gërryer shkëmbinjtë duke hapur tunele të cilat krijojnë lidhje me detin.

Gulpiyuri është i fshehur në një seri të kodrave të buta mbi 100 metra larg nga deti. Pavarësisht nga kjo duke qenë mjaft e vështirë për ta gjetur ai është bërë një Mekë për turistët, sidomos në fundjavë.
1132

KOMENTE