English

1700 burra dhe gra lakuriq mblidhen në Gjermani (FOTO)

Më shumë se 1.700 burra dhe gra janë zhveshur lakuriq në një shesh gjerman në instalimin e artit të fundit nga fotografi Spencer Tunick.

Vullnetarët, kanë pikturuar trupat e tyre në të kuqe dhe ngjyrë ari, janë rregulluar në rreshta në një interpretim skenik për operën e Richard Wagner, Der Ring des Nibelunge.

Instalimi, në Platz Max-Joseph Mynih, u krijua për të shënuar hapjen e sezonit veror të operas Mynih 2012.

Opera e shtetit Bavarez, që ishte organizatore tha tha: "instalimet Tunick përfshijnë dhjetra, qindra apo mijëra vullnetarë dhe fotografitë e tij janë të dhënat e këtyre ngjarjeve.
Këto masa të grupuara, të cilat nuk nënvizojnë seksualitetin.

Tunick ka filluar të marrë fotografitë e çorapeve të holla në vende publike në një vizitë në Londër në vitin 1986. Por kjo ishte deri në vitin 1994kur ai filloi të organizojë tubime masive të burrave dhe grave të zhveshura për t'i fotografuar në vende të njohura.

Që atëherë ai ka organizuar më shumë se 75 instalime të tilla në vende si Sydney Opera House, Deti i vdekur,dhe në parkun Peel in Salford.

Instalimi i tij i madh ishte në Meksikë pesë vjet më parë, kur mbi 18.000 njerëz dolën në sheshin kryesor të qytetit të Meksikës, Zocalo.

Ai në një shfaqje më parë tha: "Për mua, trupi lakuriq është si një lëndë e parë .. një tjetër artist mund të përdorë vaj ose argjilë por unë dua faktin që kjo mund të shndërrohet në një numër të pafund të formave apo abstraksioneve, ndërsa vendosjen e kam zgjedhur .. rurale, urbane, brenda ose jashtë .. e cila është si një kanavacë. "

Ai shtoi: "Puna ime është një përpjekje për të sfiduar nocionin për lakuriqësi në një hapësirë ​​publike dhe se si trupi është i përfaqësuar në kulturën tonë.

KOMENTE