English

Ndryshimet në qeveri marrin dekretimin nga Presidenti Topi

Ndryshimet e propozuara dy ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha, në kabinetin qeveritar, dhe dërguar për dekretim nga Presidenti Topi janë firmosur sot. Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Flamur Nokës, si ministër të ri të Brendshëm si dhe 3 ministrat e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Edmond Haxhinastos nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e tij në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Në vend të Haxhinastos, Presidenti Topi ka dekretuar emërimin e Edmond Panaritit, si ministër të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Nasip Naços si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe shkarkimin e Petrit Vasilit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, duke dekretuar Vangjel Tavon në këtë post. Flamur Noka është emëruar në postin e ministrit të Brendshëm pasi Bujar Nishani më 11 qershor u zgjodh president i vendit me 73 vota të mazhorancës.

KOMENTE