English

Nëna dëbohet nga takimi me prindërit pasi kishte mbuluar dhe fytyrën e saj

Një nënë ishte larguar nga mbledhja e prindërve, sepse ajo ishte e veshur me një vello të plotë që mbulonte dhe fytyrën.
Shkolla i tha Maroon Rafique 40 vjeç, të largohej për sigurinë e fëmijëve dhe të mësuesve në kolegj.
Ajo ishte paralajmëruar se nëse ajo paraqitet e mbuluar edhe në fytyrë nuk do të lejohej në takimin me prindër. Dhe kur ajo arriti në shkollë truprojat e nxorrën jashtë duke i kujtuar se nuk lejohet.

Më pas gruaja thirri burrin e saj për tu paraqitur në takimin me prindërit për djalin e tyre 18 vjeçar.

Por ajo u shpreh se ishte mërzitur shumë pasi ajo nuk do të ofendojë askënd dhe se herët e tjera ajo nuk ishte ndaluar nga shkolla.
Rafique, nga Whalley Range, Manchester, ishte ftuar nga shkolla për të folur lidhur me edukimin e djalit të saj në Kolegjin Manchester.

Djali 18 vjeçar Studenti Businesi, Awais, i cili shpreson të marrë një kurs të kontabilitetit në Universitetin e Mançesterit, tha: "Ishte me të vërtetë e turpshme kur i thanë asaj se ajo nuk mund të vijë, pasi kurrë më parë nuk u është thënë në lidhje për atë që prindërit mund të veshin. "
Një zëdhënës për Kolegjin Manchester tha se shqetësimet e zonjës Rafique ishin duke u marrë "shumë seriozisht" pas incidentit.

Ngarje të tjera si këto në Britani kanë ndodhur dhe më parë. Franca gjithashu

ka imponuar një ndalim total me vello të plotë në fytyrë, duke futur gjoba për cilindo që thyen ligjin.

KOMENTE