Policia e portit të Durrësit gjatë mesnatës ka bërë të mundur sekuestrimin e 100.2 kg kanabis sativa si dhe arrestimin e poseduesit të drogës.
Droga u kap në një kamion me targa AA 913 DI i cili do të hipte në një target drejt Italisë.
Droga ishte e ndarë në 99 pako dhe fshehur në kamion, ndërsa u arrestua shoferi i kamionit që ishte një 45 vjeçar nga Tirana.