Arben Moishi, 37 vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi ka shpëtuar 2 fëmijët e tij nga mbytja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Tanaro, në Asti të Italisë ku shqiptari emigrant në shtetin fqinjë kishte zgjedhur këtë vend për të kaluar fundjavën bashkë me familjen e vet.
Pasi nxorri fëmijët e tij, ai nuk mundi të dalë dot për vete dhe mendohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë sëmundje që e ka mbajtur babin e 2 fëmijëve të mbërthyer në lumë.
Policia italiane po heton aksidentin me pasojë vdekjen.