English

Bashkia Tiranë i përgjigjet Edi Ramës

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e thellë që z. Rama zgjodhi sërish këtë të dielë për të vënë konfliktin politik mbi interesat e qytetarëve të Tiranës.

Rruga e Elbasanit është një arterie e rëndësishme kombëtare si porta kryesore hyrëse dhe dalëse për lindjen dhe juglindjen e vendit dhe një prej rrugëve urbane të Tiranës, që prej kohësh ndjen nevojën e zgjerimit për të akomoduar nevojat e komunitetit dhe banorëve të komunave fqinje.

Zgjerimi i Rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes, do të përmirësojë cilësinë e jetës se banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Projekti i zgjerimit 2x8m i rrugës së Elbasanit parashikon mbjelljen e 480 pemëve dekorative.

Z. Rama si ish-kryetari i Bashkisë, i kujtohet me siguri se parkut për 11 vjet nuk ju dha statusi ligjor për ta mbrojtur atë nga ndërhyrjet e shumta që ndodhën, me dhe pa leje, gjatë asaj periudhe. Sot Bashkia po investon për rehabilitimin dhe zmadhimin e territorit të gjelbëruar të Parkut dhe ka gati projektin për t’i dhënë atij statusin ligjor mbrojtës të munguar deri më tani. Ndërkohë vetëm këto 9-muaj në Park janë mbjellë 500 pemë të reja dhe do të mbillen edhe 3 mijë të tjera brenda vitit.

Duke përmirësuar rrugët e qytetit tonë dhe duke shtuar hapësirat e blerta, Bashkia e Tiranës po merr përgjegjësitë e saj për të sotmen dhe të ardhmen e Tiranës. I bëjmë thirrje z. Rama se nëse e gjen të pamundshme përballjen me përgjegjësitë e tij si ish-kryetar, të ngrihet në nivelin e përgjegjshmërisë qytetare dhe të vendosë interesat e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve, mbi logjikën e ngushtë të konfliktit politik.

KOMENTE