English

Rama: Gjykata e Babit dënon deputetin e opozitës Saimir Tahiri

Ka reaguar kryetari socialist Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës dhënë për deputetin Tahiri i cili sipas vendimit do të duhet të paguajë 50 milionë lekë.

Në komentin e tij në Twitter Rama tha se deputeti Tahiri paraqiti në gjyq të gjitha provat dhe dëshmitarët, por kishte përballë gjykatësin qorr e shurdh. “Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi prova e dëshmi”, tha Rama.

Kryetari socialist Rama tha se pushteti kërkon t'i mbyllë gojën opozitës me gjobat 50 - milionëshe. “Gjobë 50 milion nga një gjykatë e cila refuzon prova dhe dëshmitarë, që vetëm shfryn dufin e Babit që do që t'i mbyllë gojën opozitës me gjoba. ”

“Gjykata e Babit dënon deputetin e opozitës pse tha publikisht që fëmijët e kryeministrit janë të përfshirë në rrugët e korrupsionit qeveritar!” - përfundon Rama.

KOMENTE