English

Çamëria nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të vendit, shprehet Idrizi

Çdo kujt në Tiranë apo dhe vizitorë të ndryshëm, i bien në sy banderolat dhe flamujt me shkrimin "I love Çamëria" apo "E dua Çamërinë".
Në Tiranë ka nisur java e kulturës dhe e historisë së Çamërisë. Një histori që ka vite e vite që nuk ka marrë rezultatin e vet që i takon. Shëtitorja Dëshmorët e Kombit është e mbushur me flamuj dhe parulla për çështjen çame, ndërsa qindra qytetarë iu bashkuan festimeve në sheshin pranë monumenteve të vëllezërve rilindas Frashëri.
Shpëtim Idrizi, Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, deklaroi se “çështja çame, traditat dhe kultura e kësaj krahine u përket të gjithë shqiptarëve”. Kjo parti i organizoi veprimtaritë në bashkëpunim me shoqatat “Çamëria” dhe Klubin e Patriotëve të Rinj.
Idrizi ka theksuar : “Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej gjenocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame”, tha Idrizi.

Por gjatë kësaj jave çështja çame do të paraqitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët do të informohen për historinë e banorëve të asaj treve pasi me siguri shumë prej tyre nuk i dinë. Po ashtu, një varrezë monumentale do të ngrihet në Kllogjër të Sarandës, ku më shumë se tre mijë shqiptarë të Çamërisë humbën jetën nga dhuna greke. Veprimtarët thanë se si çdo vit, do të zhvillohet edhe marshimi i heshtur deri në pikën e Qafë-Botës, nga erdhën në Shqipëri mijëra shqiptarë të Çamërisë, të përzënë me dhunë nga territori grek.

Po kush është Çamëria?

Çamëria quhet pjesa jugore e Epirit. Ky emërtim është i lidhur pikërisht me çamët, të cilët përbënin shumicën e Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës.
Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri verior.
Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative. Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.
Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare, sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fondamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit.
Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.

KOMENTE